Ministri Mujota, ftoi qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në përurimin e pjesës së përfunduar të Autostradës Vërmicë-Merdar

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, mbajti sot një konferencë me gaztarë, në të cilën i prezantoi parapërgatitjet rreth përurimit të pjesës së Autostradës Vërmicë-Merdar.

 

Me këtë rast, ministri Mujota tha se jemi vetëm një ditë para fillimit të shfrytëzimit zyrtar të Autostradës Vërmicë-Merdar, me 38 kilometrata e para. “Nesër do të jetë një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës, është një e arritur shumë e madhe në historinë e ndërtimit të Kosovës” tha ministri Mujota.

 

“Është një rast i mirë për të falenderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos në ato pjesë ku tashmë ka përfunduar ndërtimit i këtyre segmenteve, për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm” u shpreh ministry Mujota.  Gjatë fjalës së tij, Mujota shrehu falenderimet edhe për autoritetet lokale, të komunave në të cilat tashmë janë përfunduar 38 kilometrat e autostradës, për kontributin e tyre që kanë ndihmuar që të zgjidhen problemet e ndryshme. Me këtë rast kreu i MI-së, falenderoi kompaninë e cila ka bërë punimet dhe natyrisht të gjithë zyrtarët  dhe ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës që kanë bashkëpunuar me këtë kompani.

 

Ndërsa, sa i përket ndërtimit të kësaj pjesë të Autostradës Vërmicë-merdar, ministri Mujota konfirmoi që autoriteti mbikqyrës i autostradës, ka çertifikuar të gjitha punimet që dëshmon se punimet janë kryer sipas standardeve, të ndërtimit Evropian.

 

Sipas ministrit Mujota “Nesër do të jetë një ditë e veçantë ku të gjithë qytetarët e Kosovës, do të mund ta kenë në shfrytëzim këtë pjesë të Autostradës. Me këtë rast presim një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, në këtë manifestim presim një pjesëmarrje të madhe të zyrtarëve të shtetit, por edhe të mysafirëve nga vendet tjera”.

 

Mujota gjat kësaj konference bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës, së Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë fuqishëm ndërtimin e segmenteve tjera, të kësaj rruge ashtu siç është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe shpreh bindjen e plotë se do të punohen edhe segmentet tjera pa ndërprerë, meqë tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet si në aspektin buxhetor gjithashtu edhe në atë profesional.

Foto Galeria

Video Galeria