Ministri Lutfi Zharku zotohet për shtyerjen e proceseve infrastrukturore në komunën e Novobërdës

Prishtinë, 12 maj 2016


Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e projekteve.


Projektet që do të realizohen në komunën e Novobërdës përfshijnë asfaltimin e rrugës Prekovc – Stanishor dhe asfaltimin e pjesërishëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Koraqë.


Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 580 mijë eurosh.


Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për shtyerjen e proceseve të mëtutjeshme infrastrukturore në komunën e Novobërdës të cilat janë të parapara në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit infrastrukturor të vendit për vitin 2016. 

Foto Galeria

Video Galeria