Ministri Lutfi Zharku vizitoi punimet në autostradën Arbën Xhaferi
22 Janar 2016
Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, i shoqëruar nga kabineti i tij dhe përfaqësues të kompanisë Bechtel & Enka, vizituan sot punimet në autostradën Prishtinë Hani i Elezit, përkatësisht segmentin Kaçanik Hani i Elezit. Punimet në këtë autostradë po vazhdojnë dhe çdo gjë po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse me një ritëm më të ngadalësuar për shkak të kushteve atmosferike por, që po bëhen të gjitha përgatitjet që me përmirësimin e motit të shtohet edhe vëllimi i punëve. Punimet e kësaj autostrade pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa ky projekt do të kushtojë 600 milionë euro.