Ministri Lutfi Zharku takoi Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila

Prishtinë 2 Shtator 2015


Sot ministri i Infrastrukturës priti në një takim Kryetaren e Komunës së Gjakovës,Mimoza Kusari –Lila.


Gjatë këtij takimi znj.Lila njoftoi ministrin me gjendjen dhe nevojat infrastrukturore të kësaj komune ,si dhe me të gjitha projektet që priten të realizohen në të ardhmen edhe me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës.


Në takim si projekte me rëndësi u përmenden:projekti Bardhaniq-Dashinoc që lidh Gjakovën me Pejën,projekti Dol-Kusar-Goden,projekte këto të cilat i bashkëfinancon Ministria e Infrastrukturës, projekti që rregullon hyrje-daljet e qytetit,lidhjet e unazës së brendshme me atë të jashtme,si dhe disa nga projektet më prioritare të Komunës së Gjakovës për të cilat kërkohet mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës si :Nivokaz-Smolicë,Pnishë-Gërqinë-Demjan,asfaltimi i rrugës në fshatin Prush etj.


Ministri Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që ti  mbështesë projektet zhvillimore në lëmin e  infrastrukturës dhe të thelloj bashkëpunimin e mëtutjeshëm në vazhdimin e realizimit të projekteve të reja infrastrukturore në këtë komunë.


  

Foto Galeria

Video Galeria