Ministri Lutfi Zharku takoi ambasadorin hungarez z. Laszlo Markusz

Prishtinë, 15 dhjetor  2015

 

Ministri z. Lutfi Zharku priti ambasadorin hungarez z. Laszlo Markusz. Gjatë takimit Ambasadori Markusz foli per vizitën më 9 dhjetor të zv. kryeministrit Thaçi në Budapest të Hungarisë, ku edhe u nënshkruan marrëveshje për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

 

Ai tha se vizita e tij ka për qëllim mbështjetjen e procedurave për të ecur këto marrëveshje si duhet dhe ofroi përkrahje të plotë nga ana e ambasadës hungareze në Kosovë.

 

Ministri Zharku e njoftoi për pikat dhe dispozitat që duhet përfshirë në këto marrëveshje për t’u finalizuar si duhet dhe e ftoi Ambasadorin për bashkëpunime të mëtutjeshme për të mirën e dy vendeve.


Foto Galeria

Video Galeria