Ministri Lutfi Zharku raportoi para Komisonit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
Prishtinë , 24 shkurt 2015
Sot, me ftesë të Komisonit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, z.Lutfi Zharku – Ministër i Infrastrukturës raportoi para këtij komisioni “Strategjinë e zhvillimit të Rrugëve Nacionale dhe Regjionale”.
Gjatë këtij takimi ministri Zharku njoftoi në mënyrë të detajuar këtë komision me objektivat e ministrisë dhe zhvillimet aktuale në lëminë e infrastrukturës rrugore, si dhe projektet strategjike të cilat Ministria e Infastrukturës do të jetë e përkushtuar t’i arrijë.
Përpos kësaj, ministri i njoftoi anëtarët e komisionit edhe për çështje tjera nga fusha e kompetencave të ministrisë sipas interesimit të tyre.