Ministri Lutfi Zharku priti sot ambasadorin e Mbretërisë së bashkuar ne Kosovë Ian Cliff
Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Prishtinë, z.Ian Cliff. Gjatë këtij takimi ministri Zharku e informoi ambasadorin Cliff për zhvillimin e fushave, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore për projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, projektet hekurudhore dhe për të gjitha resoret e MInistrisë së Infrastrukturës.
Ai njëkohësisht falënderoi ambasadorin për përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.
Ambasadori Cliff e uroi z. Zharku për emërimin e tij si Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe ndër të tjera konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Mbreterise se bashkuar për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vecanti të asaj hekurudhore të cilën ne vecanti e cilësoi qe te jete objektiv kryesor për Ministrinë e Infrastrukturës .