Ministri Lutfi Zharku priti në një takim zv. ambasadorin kroat

Prishtinë, 6 Gusht 2015

Sot Ministri Lutfi Zharku priti në një takim Zëvendësambasadorin kroat z. Mladen Glavina

Gjatë takimit Ministri Zharku informoi detajisht  Zëvendësambasadorin  me progresin në projektet infrastrukturore si ato rrugore dhe hekurudhore të Ministrisë së Infrastrukturës.

Zëvendësambasadori e përgëzoi Ministrin për angazhimin e tij në Ministrinë e Infrastrukturës dhe shprehi dëshirën e tij për bashkëpunim në fushat që kjo Ministri ka nevojë.

Ministri Zharku e falenderoi Ambasadorin per vizitën dhe tha se e mirëpresim vullnetin tuaj për bashkëpunim mes dy shteteve.
 

Foto Galeria

Video Galeria