Ministri Lutfi Zharku priti delegacionin e Zyrës së BE në Kosovë

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në një takim z. Thomas Gnocchi,kryesues i sektorit politik, ekonomik dhe të integrimeve evropiane në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe z. Rasa Jautakaite-Tunaitiene, këshilltare në sektorin politik të Zyrës së BE.

Gjatë takimit ministri Zharku i njohu mysafirët me zhvillimet aktuale në lëmin e infrasatrukturës rrugore dhe të transportit hekurudhor dhe ajror dhe me perspektivat zhvillimore të këtyre fushave, ndërsa në mënyrë të veçantë u disktuan çështjet që do të shtrohen në Konferencën për kornizat e investimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 mars në Bruksel të Belgjikës.

 

Image

 

Foto Galeria

Video Galeria