Ministri Lutfi Zharku priti Ambasadoren e Francës Maryse Daviet

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj.Maryse Daviet.

Ambasadorja Daviet e uroi Ministrin për postin e ri dhe shumë suksese gjatë punës ne Ministrisë së Infrastrukturës.

Siç e dini z. Minister ne kemi shumë kompani serioze që kanë punuar në fushat e Ministrisë tuaj, ndër to është kompania Limak e cila është në konzorcium me nje kompani turke në Aeroportin “Adem Jashari” e cila po vepron bindshëm në këtë fushë, si dhe Kompania Egis e cila ka qenë e angazhuar në disa projekte të rëndësishme në Ministrine e Infrastrukturës siç ështe Konsulenca Teknike e Projektit detal te Autostrades R7 Prishtinë Merdarë.

Ne jemi të gatshëm të tregojmë mbështetjen tone edhe ne fusha tjera që do të ketë nevojë kjo Ministri” tha Ambasadorja Daviet.

Ministri Zharku e falenderoi Ambasadoren Maryse Daviet  për vizitën dhe e njoftoi gjerësisht atë për planet  që ka prioritet kjo Ministri  dhe plan-projektet e fushave që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës si dhe tha se do të mbështes të gjitha kompanitë franceze të cilat janë të inkuadruara në të gjitha projektet kapitale në Kosovë .

Image

 

Foto Galeria

Video Galeria