Ministri Lutfi Zharku prezantoi projekt ligjin për patentë shofer para Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë ,Tregti dhe Industri
Prishtinë,13 Tetor 2015
Sot në mbledhjen e radhës të Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë ,Tregti dhe Industri,ministri I Infrastrukturës Lutfi Zharku prezantoi projekt ligjin për patentë shofer.
Më lejoni që në pika të shkurtëra të paraqes ndryshimet që i kemi propozuar në projektligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor i paraparë me programin legjislativ për 2015(i cili ka qenë i parpaparë edhe në programin legjislativ për vitin 2014).Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndarjen e këtij projektligji në tri projektligje ,atë për patentë shofer,për rregullat në komunikacionin rrugor dhe për Automjete.Ky projektligj ka për qëllim përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së,të siguroj cilësi më të lartë në procesin e aftësimit dhe vlerësimit të kandidatëve për shofer si dhe të lehtësoj kushtet për bërje biznesi.Ky ligj është i një rëndësie të posaqme për shkak se do të mundësonte ngritjen e cilësisë së shërbimeve,ngritjen e normave të sigurisë,ngritjen e kapaciteteve profesionale,forcimin e normave për regjimin e ngasjes ,ngritjen e bashepunimit ndërkombëtar në fushën e patent shoferëve si dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacionin rrugorë.Si një ligj me rëndësi shumë të madhe shpresoj që të kemi një bashkëpunim të nguhstë me komisionin i cili do të punojë në këtë ligj në mënyrë që të kryhet sa më shpejtë tha ndër të tjera ministri Zharku.
Po ashtu edhe Kryetari i këtij Komisioni dhe antarët tjerë shprehën përkrahjen për këtë projektligj duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, ngritjen e standardeve në nivelet evropiane dhe evitimin e konfliktit të interesit.