Ministri Lutfi Zharku mori pjesë në takimin ministror të WB6 “Konektiviteti në Ballkanin Perëndimor†, të mbajtur në Riga të Letonisë
Me ftesë të komisionerëve, znj. Violeta Bulc dhe z. Johannes Hahn, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku mori pjesë në takimin ministror të WB6 “Konektiviteti në Ballkanin Perëndimor” , të mbajtur në Riga të Letonisë. Takimi u mbajt dy muaj pas definimit të rrjetit bazik në Ballkanin Perëndimor , që u bë në takimin e kryeministrave të WB6 në Bruksel dhe i cili i paraprin takimit të ardhshme, që mbahet në fund të gushtit në Vienë si vazhdimësi e procesit të Berlinit. Në rrjetin gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor tashmë është shtuar edhe linja hekurudhore Prishtinë – Podujevë, e cila vazhdon deri në Nish, ndërsa do të shqyrtohet më tutje nga SEETO edhe përfshirja e rrugës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Sa i përket rrjetit bazik, projekti i autostradës Prishtinë – Merdar është përfshirë në listën indikative të projekteve për mbështetje të pjesërishme financiare nga ana e BE-së.
Në margjinat e takimit ministri diskutoi çështje të interesit të përbashkët me ministrat homologë të rajonit e në veçanti me ministrin e transportit të Shqipërsie, z. Edmond Haxhinasto dhe ministrin e transportit të Maqedonisë, z. Vlado Misajlovski.