MINISTRI LUTFI ZHARKU DHE KRYETARI I RAHOVECIT IDRIZ VEHAPI, NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

Prishtinë,

25 prill 2017

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune:

 

1.   Asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 €.

2.   Riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec - Malishevë, në vlerë prej 50,000 €.

3.   Riparimi (asfaltimi),  i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 €.

4.   Rekonstruimi i rrugës Rahovec – Drenovc - Sorosh, në vlerë prej 100,000 €.

5.   Rrethrrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 €.

6.   Shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10,000 €.

 

Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infratsrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 460 mijë euro.

 

Ndërsa, Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së. 

 

Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë  Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.

Foto Galeria

Video Galeria