Ministri Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Gjilanit

Prishtinë, 15 mars 2016


Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.


Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Gjilanit dhe të rrugëve në qytetin e Gjilanit.


Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 3 milionë e 700 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria. 

 

Shkarko MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT 

Foto Galeria

Video Galeria