Ministri Lufti Zharku dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për infrastrukturën rrugore
Prishtinë
8 qershor 2016
Sot, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza-Kusari, Lila. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjakovës në ndërtimin e infrastrukturës në këtë komunë.
Ministri Zharku u shpreh i gatshëm që të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Gjakovës duke përkrahur realizimin e projekteve të infratstrukturës.
Ndërsa, kryetarja Kusari-Lila, e falenderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në ndërtimin e rrugëve të komunës së Gjakovës.
Pas këtij takimi ministri Zharku dhe kryetarja Kusari-Lila, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi pëer financimin e projektit infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Demjan-Marosh-Dedaj, në vlerë prej 850 mijë euro.