Ministri Limaj vlerësoi se punimet Prishtinë -Sllatinë po kryhen sipas planit

Ministri i Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit Fatmir Limaj, vizitoi punimet të  cilat janë  duke vazhduar për ndërtimin e pjesës së  magjistralës Fushë  Kosovë -Sllatinë .


Pas vëzhgimit nga afër të  punëve të  cilat janë  duke u realizuar në  këtë rrugë , ministri Limaj në  një  prononcim për gazetarë  theksoi:  Është  obligim i ynë  të  prezantojmë  para qytetarëve të vendit tonë punimet të cilat janë  duke u zhvilluar në këtë rrugë. Kemi pasur disa probleme sa i përket intensitetit të  punimeve për shkak të  zgjatjës së dimrit, por edhe tash pranverës së  vonuar. Mund të  ju them se këto punime janë duke vazhduar brenda afatit dhe dinamikës së paraparë, pasi që  ne kemi shfrytë zuar një  periudhë  të mirë  të  dimrit dhe deri në  dhjetor është  punuar në  mënyrë  që  të  arrihet që  punët të  kryhen sipas planit përkundër vonesave dhe pengesa që  po shkaktohen sivjet.


Sipas ministrit Limaj, punimet të  cilat janë duke u zhvilluar në  ndërtimin e disa urave përgjatë  kësaj rruge, janë  ndërtime të  tilla të urave të cilat janë duke u realizuar për herë  të  parë  në Kosovë: 'Janë  objektet e para që  e simbolizojnë  shtetin e ri, kjo rrugë  do të  jetë  simbol i shtetit të  ri dhe ndërtimit të  tij'

Kreu MTPT-së , vlerësoi se punimet do të  përfundojnë  në  afatin e  paraparë  dhe në vjeshtë  do ta kemi të  përfunduar asfaltimin e kësaj pjese në të cilën po punohet, asfaltimi është  komplet i ri, duke u hequr e tëra pjesë  e asfatit të  deritanishëm, dhe e cila rrugë  do të  shtrohet me asfalt sikurse punohen rrugët e shteteve të  Evropës përendimore.


Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se kjo rrugë  ka një  gjatësi prej 8.2 kilometra, gjerësi prej 23 metrave, në  të  cilën do të  ndërtohen 4 nënkalime, 4 ura të  mëdha, gjatësia e të  cilave arrinë  deri në  230 metra dhe të  cilat ura do të  jenë me 4 korsi, secila urë  do të  ketë  nënkalim.Urat të  cilat janë duke u ndërtuar në  këtë  pjesë  të  kësaj autostrade, po ndërtohen me një  teknologji e cila po zbatohet për herë  të  parë  në  Kosovë.

 

Sllatine-Ura

 


Sa i përket kostos së  ndërtimit të  kësaj rruge, ministiri Limaj theksoi se kjo pjesë  e kësaj magjistrale do të  ndërtohet sipas kostos së  paraparë dhe sipas kontratës së arritur.


"Rruga Fushë  Kosovë -Sllatinë e cila po ndërtohet, njëherit është  edhe një  portë  hyrëse për vendin tonë, pasi që  kjo lidh kryeqendrën e vendit tonë  me Aeroportin e Prishtinës dhe komunikimi i parë i të  gjithë  atyre që  vijnë  në  Kosovë   lidhet përmes kë saj rruge. Andaj ne kemi qenë  të  kujdeshsëm që  asgjë  mos të  kursejmë  për ta ndërtuar  këtë  rrugë' tha ministri Limaj.

Foto Galeria

Video Galeria