Ministri Limaj përuroi rrugën Irzniq-Ratishë e cila ka kushtuar 600 mijë euro


Ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit, i shoqëruar nga zv.ministri Adem Grabovci dhe kryetari i komunë së
Deçanit Musa Berisha, përuruan sot rrugën e re të asfaltuar Irzniq-Ratishë, të komunës së Deçanit.

“Ju falenderoj shumë që sot jeni me ne, që së bashku jemi në fshatin Ratishë , për ta përuruar rrugën e re .Kjo rrugë u asfaltua në bashkëpunim me komunën e Deçanit dhe komunitetin. Eshtë një projekt i cili përfundimisht u lehtëson jetën e banorëve të kësaj ane” këshu theksoi ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit Fatmir Limaj, pas përuroi rrug[n e re të asfaltuar Irzniq-Ratishë të komunës së Deçanit.

Ministri Limja gjithashtu theksoi :” Mendoj se është bërë një punë kualitative, i pershendes për punën që është bërë , këtu tash jeta e këtyre banorëve do të jetë shumë më e mirë “.

Kreu i MTPT-së me kë të rast i siguroi të gjithë se përpjekjet e MTPT-së për të vazhduar në këtë frymë asfaltimi i rrugëve në gjithë vendin tonë do të vazhdojë , kudo që ndihet nevoja e ndërtimit të rrugëve të reja.

Limaj poashtu theksoi se gjatë vitit të kaluar MTPT-ja ka filluar edhe realizimin e projektit madhor pë r kë të rajon, asfaltimin e rrugës së Dushkajës e cila rrugë i lidh tri komunat e kë tij rakoni, Gjakovën-Klinën dhe Deçanin dhe e cila ka një gjatë si më shumë se 20 kilometra dhe e cila ka ksuhtuar mbi 20 milionë euro invetstime të MTPT-së .

Rruga e sapo përuruar ka një gjatë si më shumë se 4 kilometra dhe e cila ka kushtuar 600 mijë euro, të cilin projekt e ka financuar MTPT-ja, komuna dhe komuniteti.

Foto Galeria

Video Galeria