Ministri Limaj në Gjilan përuroi tri rrugë të reja të asfaltuara

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, përuruan sot tri rrugë të reja.

Fillimisht ministri Limaj ka përuruar rrugën “ Fadil Jakupi” dhe atë

“Kodra e dëshmorëve”, në qytetin e Gjilanit.

Pas këtyre përurimeve ministri Limaj, ka përuruar edhe rrugën e fshatit Vërbicë (ish-Kmetoc). 

 

Në përurimin e rrugës së fshatit Vërbicë, ministri  Limaj theksoi:” Për neve është kënaqësi sepse me përurimin e këtyre rrugëve po ndryshohet jeta për të mirë për qytetarët tanë pavarësisht ku janë, në të gjitha komunat  e vendit tonë. Kjo njëherit, është detyrë e jona që të ndryshojmë për të mirë këtë pjesë të vendit tonë e cila për vite dhe shekuj ka qenë e anashkaluar dhe për herë të parë ka mundësi që qeveria e zgjedhur nga ta, t’a shtrijë dorën dhe të kujdeset për banorët e vet”.

 

“Nëse vazhdojmë me këto ritme deri në fund të këtij mandate të kësaj qeverie do të realizohen projekte në Gjilan aq sa është ndërtuar në 50 vitet e fundit. Kjo ka rëndësi sepse komunën e Gjilanit duhet ta nxjerrim nga izolimi ekonomik, prandaj ne jemi duke punuar në drejtim të lidhjës së rajonit të Gjilanit me Lypjanin, dhe i cili projekt kushton rreth 6 milionë euro” vlerësoi ministri Limaj.

Ministri Limaj gjatë vizitës së tij në Komunën e Gjilanit, vëzhgoi nga afër punimet e rrugës e cila po ndërtohet Pograxhë-Dobrosin, me q’rast ministri tha:” Që nga ardhja e kësaj qeverie është theksuar se zonave kufitare do t’u kushtohet një rëndësi e veqantë, në mënyrë që njerëzit e zonave kufitare të vazhdojnë të qëndrojnë në vendbanimet e tyre, ashtu siq kemi jetuar gjithëmonë“

 

“Me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në të ardhmen sepse është interes strategjik i vendit që të investohet në zonat kufitare, për të lidhur zonat e brendshme të vendit tonë me banorët në zonat kufitare, siq është rasti me ndërtimin e kësaj rruge dhe lidhjen me Luginën e Preshevës” shtoi Limaj.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa falenderoi Qeverinë dhe MTPT-në për projektet e realizuara në këtë komunë, me këtë rast ai shtoi:”Nuk ka rrugë të lagjeve të qytetit tonë dhe rrugë fshatrave të kësaj komune ku nuk është investuar fuqishëm nga qeveria e vendit tonë“.

Lidhur me përmirësimin e inftastrukturës rrugore, Mustafa theksoi se MTPT-ja po u mundëson banorëve të kësaj komune që të mos lëshojnë fshatrat e tyre sepse me ardhjen e tyre në qytet vetëm sa krijohen raste sociale”. 

Foto Galeria

Video Galeria