Ministri Limaj mori pjesë në përurimin e pistës dhe ndriçimit të Aeroportit të Prishtinës
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, mori pjesë në përurimin e dy projekteve kapitale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës: rishtresimit të pistës së aeroportit dhe të ndriçimit të tij.
Lidhur me këtë, ministri Limaj tha se këto dy projekte kanë një rëndësi të madhe për vendin tonë: ' Ne po shkojmë përfundimisht në rrumbullakësimin e infrastrukturës moderne të Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës. Investimet në këtë aeroport do të vazhdojnë aq sa do të ketë nevojë Aeroporti, i cili qysh tani është cilësuar si aeroport i sigurt. Realizimi i këtyre dy projekteve madhore dhe moderne ka rëndësi të veçantë, ndërsa shumë shpejt do të përfundojë edhe projekti i ndërtesës së VIP-ave'
Sipas ministrit Limaj, realizimi i këtyre projekteve të Aeroportit të Prishtinës po lidhet me projektin e infrastrukturës rrugore në ndërtim, magjistrales Prishtinë-Pejë.
Ministrit Limaj, gjithashtu vlerësoi se tash në këtë aeroport do të ketë më pak probleme me mjegullën, ndërsa pas përfundimit të asfaltimit të rrugës Fushë Kosovë-Sllatinë do të ketë më pak probleme edhe me komunikacionin.
Ndërsa, kryetari i Bordit të drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Bekim Jashari, përkitazi me këto projekte të ndërtuara tha: ? Ne po vazhdojmë të punojmë me sinqeritetin më të madh, për sigurinë maksimale të qytetarëve, kushte më të mira dhe të jemi shembull për të mirë në rajon?.
Agron Mustafa,u.d. i drejtorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, lidhur me përfundimin e këtyre dy projekteve kapitale theksoi: ? Këto dy projekte kanë qenë pjesë e procesit të certifikimit. Projektet në fjalë kanë kushtuar 20 milionë euro dhe janë financuar kryesisht nga buxheti i këtij aeroporti.
'Projekti i rishtresimit të pistës ka filluar në vitin 2006, ndërsa ai i ndriçimit vitin e kaluar, i cili ka bërë që Aeroporti i Prishtinës, nga niveli i kategorisë së parë, të ngrihet në kategorinë e dytë dhe tash e tutje do të kalohen problemet me mjegull deri në 800 metra fizibilitet të nevojshëm për aeroplanët që të aterrojnë në këtë aeroport'- tha Mustafa .