Ministri Limaj dhe Kryeministri Thaçi vizitojnë rrjedhën e punimeve te segmentit Prishtine - Milloshevë

Kryeministri Thaçi theksoi se ky është edhe një projekt tjetër i një rëndësie të madhe, i përgatitur në bazë të me baza të standardeve evropiane, i cili do të ndikoj  në zhvillimin ekonomik, në modernizimin dhe emancipimin e Kosovës.

 

Ndërsa, Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj i ftoi gazetarët për bashkëpunim dhe korrektësi në prezantimin e afateve përfundimtare të rrugëve, si dhe kërkoi nga ata që ta kenë parasysh rëndësinë që kanë këto rrugë për Kosovën. Për hir të informimit sa më të drejtë të opinionit, gjë që e kërkoi edhe nga gazetarët e pranishëm, Ministri Limaj e ritheksoi edhe një herë se afati i përfundimit të punëve në këtë segment rrugor është 180 ditë pune, i njëjti afat që ka vlejtur edhe për projektet e tjera. Ministri Limaj, po ashtu u shpreh se punët janë duke u kryer brenda parametrave dhe dinamikës kohore.

Foto Galeria

Video Galeria