Ministri Limaj arriti sot në Itali ku do të merr pjesë në konferencën '' E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian''

Ministri Limaj arriti sot në Napoli të Italisë, ku me ftesë të Komisionit Evropian dhe Ministrit të Transportit të Italisë do të merr pjesë në konferencën 'E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian', e cila do të zgjas deri të mërkuren - 21 Tetor.

 

Qëllimi i kësaj konference është që të ndërtohen urat lidhëse midis shteteve rajonale në Evropë. Gjithashtu, në këtë konferencë të rëndësishme, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve të rajonit, do të diskutohet edhe për zhvillimin e ekonomik, bashkëpunimin e shteteve të rajonit në fushën e transportit, gjë e cila do ta stimulonte edhe më shumë zhvillimin ekonomik brenda komuniteteve të shteteve Evropiane.

 

 

Njofton zyra për mardhënie me publik

Foto Galeria

Video Galeria