Ministri Liburn Aliu priti në takim avokatin e popullit në Kosovë, Naim Qelaj
Dje, me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ministri i MPHI-së, z.Liburn Aliu, priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.
Në këtë takim u diskutua mbi raportin me rekomandime që Avokati i Popullit ka përpiluar me datë 3 shkurt 2021, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe MPHI-së, lidhur me lighshmërinë e procedurave që kanë të bëjnë me hidrocentralet në vend, si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Palët u dakorduan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të respektimit të së drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.