Ministri Lekaj priti sot drejtorin Deep Singh nga ,,SARA-GROUP’’
Prishtinë,
14 mars 2018
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në një takim drejtorin e kompanisë ‘’SARA-GROUP’’ Deepit Singh, nga India dhe bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht ministri Lekaj e falenderoi udhëheqësin e kësaj kompanie për interesimin e tij për të investuar në Kosovë.
Drejtori i SARA-GROUP erdhi me një prezantim të kompanisë, duke e siguruar ministrin për seriozitetin e kësaj kompanie për të investuar në Kosovë, përkatësisht në fabrika në territorin e Gjakovës dhe në vende tjera në Kosovë.
Ministri Lekaj e njoftoi bashkëbiseduesin për projekte të mëdha që do të implementohen në Kosovë, në ketë drejtim investitorët, si ata të brendshëm poashtu edhe nga jashtë, do ta kenë mbështetjen nga ana e Qverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës gjithnjë në kordinim me qeverisjen lokale të komunave.