Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Zubin Potokut
Prishtinë, 3 gusht 2018
Sot ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune. Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, njëkohësisht edhe për lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët tanë.
Ministri Lekaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të komunës së Zubin Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga komuna e Zubin Potokut për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte tjera do ta kenë mbështetjen e ministrit Lekaj.
Ndërkaq kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, duke e falënderuar ministrin Lekaj për përkrahjen e vazhdueshme, ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë.
Ministri Lekaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe ai si ministër i Infrastrukturës, mbeten të përkushtuar në ushtrimin e pushtetit dhe ndarjen e buxhetit në të gjitha komunat e vendit pa dallim, në mënyrë që të gjithë qytetarët e vendit tonë të jenë përfitues të investimeve.