Ministri Lekaj i vendosur për transparencë në Ministrinë e Infrastrukturës

Prishtinë

3 tetor 2018


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën nënshkori memorandum mirëkuptimi me Institutin Demokratik të Kosovës, për lejimin e qasjes në dokumentet publike në Ministrinë që ai drejton.

Ministri Lekaj si nikoqir i ceremonisë së nënshkrimit mes të tjerash theksoi se kjo marrëveshje lehtëson qasjen në dokumentet publike duke u bazuar në ligjet aktuale.

 

“Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të hapur për të qenë transparent para taksapaguesëve të Kosovës por edhe të gjitha institucioneve të tjera, që shfaqin interesim për kontratat dhe dokumentet tjera brenda ministrisë. Nënshkrimi i këtij memorandimi është njëra nga dëshmitë, se gjithë ajo çka është për publikun dhe nuk sanksionohet me ligj, do të jetë e hapur dhe e qasshme për të gjithë“ – deklaori ministri.

 


Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Conell, si sponzorues i këtij memorandumi. tha se e përshendet një inciativë të tillë, duke e përahur projektin, për monitorimin e kontratave të prokurimit me interes të veçantë për qytetarët kosovarë. Ky projekt synon që të rritë mbikqyrjen nga shoqëria civile ndaj institucioneve të Kosovës, në fushat e ndryshme si në një demokraci të shendoshë.


Memorandumi në fjalë e nënshkruan edhe ministri i Shendetësisë Uran Ismajli, drejtori i Autoritetit Qendror të Prokurimit Behxhet Rrukiqi, Faruk Hajrizi nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Ismet Kryeziu nga KDI, si implementues të projektit.

Foto Galeria

Video Galeria