Ministri Lekaj, falenderon Kryeministrin e Sllovenisë Mirko Cerar, për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës
Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka takuar dhe e ka falenderuar Kryeministrin e Sllovenisë Mirko Cerar për ndihmen e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.
“Sot, në kuader të konferences TEN-T që po mbahet në Lubjanë, përshendeta Kryeministrin Slloven Mirko Cerar, të cilin e falenderova për ndihmen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë vendit tonë drejt integrimeve evropiane, përvoja këto që tashmë një kohë i ka kaluar shteti Slloven, i cili është një shembull i suksesit”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.
Në vijim po u japim linkun e postimit të ministrit Lekaj në \"Facebook\".
https://m.facebook.com/story.