Ministri Lekaj e bën Klinën edhe me një rrugë të re

Prishtinë, 17 shtator 2018

 

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrugës në Krushevë të Klinës. Kjo rrugë, do të realizohet me investim të Ministrisë së Infrastrukturës në kuadër të mbështetjes së nivelit qendror që po u jepet komunave. Rruga e re e Krushevës do t’i lidhë mes vete lagjet e këtij fshati dhe do ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të pa penguar të banorëve të këtij lokaliteti.

 

Rruga e filluar sot në Krushevë të Klinës, kushton mbi 270 mijë euro dhe lidhë tri lagjet e këtij fshati me mbi 300 banorë.

 

Duke u deklaruar për mediat ministri Pal Lekaj, tha që Klinës o i kthehet vëmendja e munguar ndër vite dhe ky projekt që po fillon sot nuk është i vetmi, por që duhet bashkëpunimi edhe i banorëve për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha projekteve tjera. Lekaj tha se për Klinën po vijnë ditë të mira në infrastrukturë dhe zhvillim.

 

Kryetari i Klinës e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme, si në këtë projekt ashtu edhe në një sërë projektesh tjera që janë duke u implementuar në Klinë.

 

Foto Galeria

Video Galeria