Ministri i MTPT, Fatmir Limaj, përuron rrugën e re në Caparc të komunës së Prizrenit
Sot (më 27 qershor 2009), në orën 13:00, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, z. Ramadan Muja, do të përurojnë rrugën e re të asfaltuar në fshatin Caparc të komunës së Prizrenit.
Pas përurimit do të bëhet inspektimi i punimeve të rrugës në lagjen “Dardania” të Prizrenit dhe inspektimi i punimeve të ndërtimit të disa objekteve shkollore në komunën e Prizrenit.
Me këtë rast ftohen mediat që t’i përcjellin këto aktivitete të ministrave Limaj dhe Hoxhaj.
Transportin për gazetarë deri në vendin e përurimit e siguron MTPT-ja. Nisja bëhet në orën 11:15 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e mediave duhet ta konfirmojnë ardhjen e tyre deri në orën 10:30 në telefonin 044/186-277.