Ministri i MI-së, Lutfi Zharku, priti ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi
Prishtinë, 12 maj 2016
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi, me çrast e njoftoi atë për të arriturat në sferën e infrastrukturës në vend. Ata diskutuan, me theks të veçantë, për pjesën maqedone të autostradës Kosovë-Maqedoni, që sipas tyre, me përfundimin e saj, dukshëm do të lehtësohet qarkullim i njerëzve dhe mallrave nga dy vendet, si dhe për marrëveshjet bilaterale të transportit mes të dyja vendeve.
Gjatë takimit ministri Kuçi tha se bashkëpunimi i shkëlqyer me Kosovën do të vazhdoj edhe më tej, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe duke zbatuar masa në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit tregëtar dhe në rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.