Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkruajti kontratat e operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan
Prishtinë,
12.02.2018
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të tij dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e e autostradës Prishtinë - Gjilan.
Ky është qëndrimi i ministrit Lekaj me rastin e nënshkrimit të kontratatve të operatorëve.
“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nëkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me koridore.
Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milion euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera. Poashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milion euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik.
Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën do ta trajtojmë njëjtë në kuptimin e shpërndarjes së projekteve infrastrukturore.
Për Gjilanin dhe qytetarët e saj kjo rrugë nënkupton, komunikim me të shpejt ekonomik e fizik me të gjithë vendin.
Andaj, urime Gjilan!”, ka thënë ministri Lekaj.