Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi komunën e Shtimes dhe Ferizajt, nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë,

14.02.2018 


Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes. Ministri Lekaj e ka siguruar  kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.


Ndërsa, kryteari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falenderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës. Kryetari Ismajli e ka njoftuar ministrin Lekaj për projektet që janë në fazën fillestare të projektimit dhe për ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Ismajli e shoqëroi ministrin Lekaj edhe në ambientet e reja të aneksit të komunës, ku edhe e ka njoftuar për reformat dhe impelementimin e projektit e-komuna, i cili do të fillojë së shpejti.


Ndërkaq ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi edhe komunën e Ferizajt, ku u prit nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore të Ferizajt. Ministri Lekaj, në pronocim për media, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e të cilat u japin përkrahje projekteve të komunës së Ferizajt, ka thënë se me anë të këtyre projektve synohet që të ndikohet në zhvillim ekonomik të qytetit dhe në lehtësim të jetesës së qytetarëve të Ferizajt.


 “Sot është një ditë e veçantë si për kryetarin ashtu edhe për të gjithë banorët e komunës së Ferizajt, tashme nënshkruam marrëveshje për projekte që kanë një ndikim pozitiv për banorët e Ferizajt. Unë, sot zotohem këtu, para jush dhe para të gjithë qytetarëve të komunës, se Ministria e Infrastrukturës do të mbështet çdo projekt që ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve.  Ne do të krijojmë standarte që do t’iu përngjajnë edhe projekteve perendimore të shteteve  të zhvilluara.  Nuk e vë në dyshim që kryetari i komunës, së bashku me bashkëpunëtorë, do t’i implementoi këto projkete në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që fjalën e dhënë publike do ta shprehim në punë, saktësi dhe përfundim të këtyre projekteve. Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e fuqishme si për qytetarët e komunës së Ferizajit poashtu edhe për të gjithë qytetarët e të gjitha komunave në Kosovë “, deklaroi ministri Pal Lekaj.


Kurse kryetari Aliu duke e falenderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e dhënë, tha se Ferizaj është i njohur për rritjen e numrit të banorëve dhe projekte si këto për të cilat u nënshkruan marrëveshje sot, do të kenë ndikim edhe në zhvillim ekonomik të Ferizajt.


“Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara sot rreth projekteve që pritet të kryhen në komunen e Ferizajt, bëhet fjalë për gjashtë projekte të një rëndësie të veçantë. Ne kemi biseduar me ministrin dhe jemi dakorduar që me një dinamikë të shpejtuar t’i zhvillojmë këto gjashtë projekte që ishin pjesë e këtij memorandumi tashmë të nënshkruar. Ne poashtu biseduam me ministrin edhe për projekte të tjera, për  të cilat do t’i shikojmë mundësitë që edhe këto projekte të bëhen pjesë e këtij memorandumi në të ardhmen. Ministrin e njoftuam edhe për kërkesat në rritje nga qytetarët për zgjerim të infrastrukturës në komunën tonë pasi siç dihet Ferizaj shquhet për rritje të numrit të popullsisë dhe projekte të tilla sigurisht se kanë impakt pozitiv si në zhvillimin ekonomik poashtu edhe në jetën e gjithë qytetarëve“, tha kryetari Aliu.


Marrëveshjet Ministrisë së Infrastrukturës me komunat, janë duke u realizuar në kuadër të kornizës së bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me komunat në projektet e tyre infrastrukturore.


Foto Galeria

Video Galeria