Ministri i Infrastrukturës Mujota dhe parlamentarët e kësaj fushe vizituan autostradën si dhe peruruan rrugen e fshatit Struzhë të Prizrenit
Ministri i Infrastruktës, Fehmi Mujota i anëtarët e Komisionit Parmalmentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri, vizituan dhe u informuan për 38 kilometrat e parë të autostradës Kosovë Shqipëri.
Ministri Mujota pas vizitës së këtyre punimeve tha se Komisioni Parlamentar mbikëqyrës është në një vizitë pune në kohën kur punimet kanë hyrë në fazën e finalizmit për 38 kilometrat e parë të autostradës përkatësisht të Rrugës së Kombit. Objektivi i Qeverisë së Kosovës dhe i kompanisë ndërtuese është i realizueshëm në afatet e parapara përkatësisht në afatat që jemi zotuar. “Deri në fund të tetorit punimet po finalizohen dhe do të jemi dëshmitarë të ceremonisë së përurimit të këtyre 38 kilometrave”, tha Fehmi Mujota. Ministri i Infrastrukturës tregoi se ka pasur mundëisnë që para Komisionit paralemantar të spjegoj e raportoj për zhvillimet dhe punët e deritashme në autostradës dhe projketeve tjera të ministrisë. Sipas tij është një gjë krejt tjetër është kur anëtarët e komisionit janë në terren dhe zhvillimet e punimet shihen në praktik dhe mund të ifnormohen për çdo detal të punimeve në autostradë. Ministri beson se nga punë kryesi dhe mbikëqyrësi u morën spjegime të mjaftueshme, të cilat dëshmojnë se punimet në Rrugën e Kombit do të vazhdojnë sukseshëm edhe në segmented tjera.
“Edhe përkundër mos licensimit të kompanisë për mbikëqyrjen e punimeve, gjatë gjithë kohës mbikëqyrësit e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë mbikqyrur punën dhe nga një shtatori punimet po i mbikqyr edhe kompani mbikëqyrëse ndërkombëtare e cila ka vërtetuar se punimet e zhvilluara deri më tash janë të cilësisë së lartë”, vlerësoi ministri Mujota.
Ndërsa Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit parmalmentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri, tha se pasi kanë marr një raport nga ministri në komision, ishte ftesa e deputetëve që të zhvillohet një vizitë në autostradë. “Siç dihet ky është projekti që ka zgjuar interesimin më të madh të të gjithë qytetarëve dhe shpesh herë ka pasur edhe debate në paralement. Jemi këtu që ti shohim vetë punimet para se të bëhet hapja solemne e segmentit të parë”, tha Zenun Pajaziti. Kryetari i Komisionit për Infratsrukturë, tha se biseduan në autostradë edhe me punë kryesit, dhe mbikëqyrësin e punimeve dhe tash i kanë idenë edhe më të qartë për zhvillimet e punëve në autostradë. Kreu i këtij komisioni parlamentar tregoi se ministri ka sjell disa shqetësime që ka pasur jo vetëm në këtë projekt por edhe në projketet tjera.
“Në si komision parlamentar, po bëjmë gjithqka që është e mundur që si parlament e institucione që në projektet që janë me interes të vendit të shkojnë sa më shpejt dhe më mirë”, tha Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit parmalmentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri.
Pas vizitës së punimve në punimet e Autostradës Vërmicë-Merdar, ministri Mujota dhe anëtarët komisionit Parlamentar, ministri përuroi rrugën e fshatit Struzhë të Prizrenit.
Me këtë rast ministri Mujota uroi banorët e kësaj ane si dhe premtoi se Qeveria e Kosovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë në realizimin e projektev të infratsrukturës rrugore.
Rruga e cila sapo u përurua ka një gjatësi prej rreth 10 kilometra, ndërsa vlera financiare e këtij projekti është 2.5 milionë euro të cilin project e ka financuar Ministria e Infratsrukturës.