Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, vizitoi Komunën e Pejës

10  prill 2015 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, qëndroi për një vizitë pune në Komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me gjendjen dhe nevojat infrastrukturore të kësaj komune dhe me të gjitha projektet në të kaluarën, si dhe me ato që  priten të realizohen në të ardhmen me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës. 

Në takim, si projekte me rëndësi ndër të tjera u përmendën zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, në hyrje të qytetit të Pejës, ndërtimi i rrugës Loxhë-Kërstovc-Resujë-Qollopek, ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Rugovës, ndërtimi i urës në Jabllanicë të Leshanit etj. 

Ministri Zharku edhe një herë shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të përkrahur Komunën e Pejës dhe për të rritur investimet në projektet e rëndësishme infrastrukturore.

Image
Image

 

 

Foto Galeria

Video Galeria