Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar
Prishtinë, 12 mars 2015
Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti Pëfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar, me të cilin zhvilloi një bisedë për çështje të rëndësishme nga lëmi i transportit dhe infrastrukturës.
Në fillim të takimit, Samuel Zhbogar e përgëzoi ministrin Zharku për pozitën e re si ministër i infrastrukturës dhe i uroi suksese në këtë post.
Gjatë bisedës, ministri Zharku dhe mysafiri i tij biseduan për takimet e nivelit ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që gjatë muajit mars do të mbahen në Bruksel dhe në Prishtinë. Po ashtu, ministri Zharku e njoftoi Përfaqësuesin Special të BE-së atë detajisht me projektet e infrastrukturës rrugore, të transportit hekurudhor dhe atij humanitar,
Ndërkaq në kontekst të aviacionit u diskutuar çështja e normalizimit të hapësirës së ulët ajrore dhe funksionalizimi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA).