Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren znj.Konstantina Athanassiadou
Prishtinë
14 korrik 2016
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren znj.Konstantina Athanassiadou.
Në këtë takim, ministri z.Zharku e njoftoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, znj.Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në lëminë e sektorit të transportit rrugor dhe atë të hekurudhave.
Gjatë takimit mes ministrit z.Zharku dhe znj.Athanassiadou u diskutua për thellimin e bashkëpunimin mes Kosovës dhe Greqisë, në nivel ekonomik, veçanërisht në zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor.
Në takim po ashtu u bisedua edhe për eleminimin e barrierave të cilat po paraqiten gjatë transportit.