Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti Ministrin e Transporteve dhe të Infrastrukturës të Shqipërisë Edmond Haxhinasto

Prishtinë, 26 janar 2015

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ne  një takim  Ministrin e Transporteve dhe të Infrastrukturës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto.

Në takim ministri Zharku dhe mysafirët e tij zhvilluan një bisedë lidhur me çështjet që janë në interes të të dy palëve. Ministri Haxhinasto  e informoi ministrin Zharku me projektet në fushat e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë.

Ai tha se ne do duhej te punojme per integrimin mes veti ku ne e dijme se sfida jone eshte te jemi ne drejtimin e duhur. Ne kemi nje marreveshje qe ngerthen te gjitha fushat e bashkepunimit, e sa I perket angazhimit tuaj ne organizatat nderkombetare ne do te jemi ne mbeshtetje tuajen dhe do te kemi ne koordinim të mirë mes vete.

Ne jemi të interesuar të kemi një bashkëpunim në fushën e hekurudhave dhe pas një studimi të fizibilitetit së bashku do të ishte mirë të punojmë paralelisht nga te dy anët”Në fushën e transportit ne jemi të liberalizuar ndërsa në atë ajror jemi në hapjen konkluzive te qiellit ku përveq Aeroportit te Rinasit  do të qasemi edhe në pika tjera.

Ndërsa në fushën e Porteve jemi duke punuar në forcimin e kapaciteteve ekzistuese, përfundoi Ministri Haxhinasto.

Ministri Zharku i uroj mirëserardhje Ministrit Haxhinasto në Ministrinë e Infratrukturës dhe që me këtë rast të shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë stafit të Ministrisë që unë e udhëheq.

Takimi i sotëm paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm në mes të ministrive tona, që është intensifikuar edhe më tepër pas takimit të qeverive tona në Prizren në janarin e vitit 2014, kur është nënskruar edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrukturës. 

Nga takimet e deritashme, që shtrojnë obligime për të dy ministritë tona, është takimi i nivelit teknik në Pogradec me 17 janar 2014, takim trelateral (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni), ku është diskutuar për transportin rrugor, si dhe takimi i nivelit politik dhe teknik në Tiranë më 27 janar, ku është biseduar për krijimin e grupeve të përbashkëta teknike për infrastrukturë rrugore,  hekurudha,  aeroporte dhe porte.

Me 3 shkurt 2014 në Prishtinë kanë vazhduar punën grupet teknike: grupi për infrastrukturë dhe grupi për hekurudha, në të cilat është bërë shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave në këto fusha, kurse takimet midis dy ministrive kanë vazhduar më 10 shkurt 2014 në Tiranë, në takimin e ministrave të ministrive rajonale të transportit.

Z. Ministër, ne edhe më tutje do të angazhohemi që të të akordojmë aktivitetet, njëkohsisht do të ndihmojmë njëra-tjetrën në fushën e integrimeve, të antarsimit në organizma të trasnportit dhe besoj se Shqipëria ka mundësi që të ndihmoj në këtë aspekt.

Kur është fjala për infrastrukturën, ne jemi të pëcaktuar në dy vendet tona të vazhdojnë bashkëpunimin në ngritjen e standardeve për Rrugën e Kombit, e cila sipas memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar në mes të dy ministrive, cilësohet si aset i qytetarëve të të dy vendeve. Po ashtu, ne jemi të interesuar që të ngritet niveli i bashkëpunimit dhe i shkëmbimit të përvojave lidhur me opcionet për menaxhimin dhe operimin e mirëmbajtjes së Rrugës së kombit, ndërsa në fushën e interesimeve tona është edhe përvoja e Shqipërisë në koncesionimin e sistemit të operimit dhe të mirëmbajtjes. Përveç autostradës “Ibrahim Rugova” ne jemi të fokusuar në realizimin e projektit të dytë madhor të infrastrukturës rrugore, ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, për të cilën më 2 korrik të vitit të kaluar është nënshkruar kontrata midis ministrisë sonë dhe kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila tashmë ta filluar realizimin e projektit, vlera e të cilit kap shumën prej  599,944,263.55 eurosh, tha Ministri Zharku.

Image

 

Image

 

Foto Galeria

Video Galeria