Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti krerët e OEK, AKB dhe OEAK
Prishtinë, 24 gusht 2015
Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takime të ndara krerët e Odës Ekonomike të Kosovës, Agjencisë Kosovare të Bizneseve dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në këto takime, që patën karakter kryesisht informues, u bisedua në veçanti për çështjet nga fushëveprimi i Ministrisë së Infrastrukturës me ndikim në zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike në vend,si dhe ndryshimet ligjore me qëllim të përmirësimit të kushteve për biznes në fushën e transportit.