Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin  e Shqipërisë  në Prishtinë, z.Qemal Minxhozi. Gjatë bisedës ministri Zharku e informoi ambasadorin për zhvillimin e fushave që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), për problemet që po paraqiten në autostradën  Morinë-Merdar  “Ibrahim Rugova”,  si dhe përmendi propozimin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, si mundësi konkretizimi në të ardhmen . Ai po ashtu, falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Ndërkaq,  ambasadori Minxhozi e uroi z. Zharkun për emërimin e tij dhe u zotua se Ambasada e Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme  të Ambasadës së Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore permes projekteve të përbashkëta rajonale. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për bashkëpunim të ndërsjell në mes të dy shteteve, përkatësisht në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.   

 

Image

 

Zyra për Informim Publik, MI

Foto Galeria

Video Galeria