Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës regjionale Han – Muzeqinë - Koshare

Prishtinë, 29 gusht 2014

 

Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota bashke me Kryetarin e Komunës se Shtimes Naim Ismajli dhe me bashkëpunëtorë, vizitoi fillimin e punimeve per rikonstruimin e rruges regjionale R207 Han ( Gjurkovc) – Muzeqinë – Koshare.

Segmenti Muzeqinë - Koshare kap nje gjatësi prej 7 km, ndersa segmenti Muzeqinë – Vojnovc me gjatësi prej 2 km.

- Për realizimin e këtij projekti Ministria e Infrastrukturës ka siguruar 9998.880.41 euro. 

Projekti do të realizohet sipas standardeve të larta , me plan dinamik qe do te zgjas 113 ditë pune dhe punekryesi I ketij projekti rrugor është kompania Renelual Tahiri – Prizren.

 

Zyra per Komunikim Publik

Ministria e Infrastrukturës

Foto Galeria

Video Galeria