MINISTRI I INFRASTRUKTURËS, FEHMI MUJOTA, PËRUROI RRUGËN NË MAQITEVË TË THERANDËS
Prishtinë, 30 prill 2014
Sot, me rastin e 15-vjetorit të rënies së dëshmorëve të fshatit Maqitevë të komunës së Therandës, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me kryetarin e Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, në fshatin Maqitevë përuruan projektin rrugor me gjatësi prej rreth 3.8 kilometrash. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë shumë qytetarë të kësaj ane, të cilët ndoqën edhe një program kulturor, të përgatitur për këtë rast.
Në fjalën përurese, ministri Fehmi Mujota përshëndeti familjet e dëshmorëve dhe premtoi se përveç kësaj rrugë, në këtë anë do të realizohen edhe shumë projekte të tjera, sepse këtë ua kemi borxh dëshmorit Besim Ndrecaj dhe dëshmorëve të tjerë të Maqitevës.
Vlera e përgjithshme e realizimit të këtij projekti ka qenë 456.475 euro, ndërsa është bashkëfinancuar nga ministria e Infrastrukturës, e cila ka dhënë 306.475 euro dhe Komuna e Therandës, që ka investuar 150 mijë euro.
Zyra për Informim Publik e MI