Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Dimal Basha, ka pritur në takim Përfaqësuesin e United Nations Development Programme (UNDP) në Republikën e Kosovës, Nuno Queirós
Gjate takimit u zhvillua diskutim i gjere mbi mundesite e bashkepunimit ndermjet Ministrise se Infrastruktures dhe Transportit dhe UNDP-se, me fokus ne projekte qe synojne modernizimin e sherbimeve publike dhe avancimin teknologjik ne sektorin e transportit.
Ne vecanti, u trajtuan mundesite per digjitalizimin e sherbimeve qe lidhen me procedurat per patente-shofere, zhvillimin e sistemeve te transportit inteligjent si dhe perdorimin e teknologjive te avancuara per rritjen e sigurise dhe efikasitetit ne komunikacion.
Po ashtu, ne takim u bisedua per perfshirjen e inteligjences artificiale ne sistemet e radareve per monitorimin e shpejtesise si dhe ne mekanizmat per matjen dhe kontrollin e peshave te automjeteve te renda ne rrjetin rrugor.
Ministri Basha theksoi rendesine e partneritetit me UNDP-ne ne realizimin e reformave qe synojne rritjen e cilesise se sherbimeve per qytetaret dhe ndertimin e infrastruktures te sigurt, me efikase dhe te pershtatur me zhvillimet bashkekohore teknologjike.
Nga ana e tij, z. Queiros shprehu gatishmerine e UNDP-se per te mbeshtetur iniciativa qe kontribuojne ne modernizimin institucional dhe ne zhvillimin e qendrueshem te sektorit te transportit ne Kosove.













