Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit priti në takim Ambasadorin e Francës dhe përfaqësuesin e Agjencisë Franceze për Zhvillim

 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, si dhe Zyrtarin e Projekteve nga Agjencia Franceze për Zhvillim, z. Thomas Lucaora.


Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e infrastrukturës dhe transportit, me fokus në projektet strategjike që synohen të realizohen gjatë viteve në vijim.


Ministri Basha prezantoi prioritetet infrastrukturore të Ministrisë, duke veçuar projektet hekurudhore me rëndësi strategjike dhe nevojën për mbështetje në avancimin e tyre, përfshirë përfshirjen në rrjetin e korridoreve TEN-T. Po ashtu, u ritheksua gatishmëria e Republikës së Kosovës për bashkëpunim me kompani serioze evropiane, përfshirë ato franceze, në realizimin e projekteve infrastrukturore me interes të përbashkët.


Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e koordinimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit, me synim forcimin e partneritetit dhe mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës së Kosovës.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria