MINISTRI I INFRASATRUKTURËS, LUTFI ZHARKU, PRITI PËRFAQËSUESIT E MISIONIT TË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sot Ministri I Infrastrukturës, Lutfi Zharku, u takua me një delegacion të FMN-së, të kryesuar nga Jacques Miniane, shef i Misionit, Frank Lakwijk, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Mentor Mehmeti, këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv, si dhe Selim Thaçi, ekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi në mes të dy palëve u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Kosovës, për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe për përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së për Ministrinë e Infrastrukturës.
Ministri Zharku me këtë rast i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me projektet e MI-së dhe për nevojat buxhetore, për realizimin e projekteve strategjike, me theks të veçantë në zhvillimin e projektit të ndërtimit të Autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit, për opcionet lidhur me mënyrat e Sistemit të Operimit dhe Mirëmbajtjes së Autostradës R7 Morinë-Merdare, si dhe për nevojat për projekte të tjera infrastrukturore në Kosovë.