Ministri Basha u takua me Përparim Ahmetin, Drejtor Ekzekutiv të Institutit të Gjeodezisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (IGGI) në Universitetin e Prishtinës
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha u takua me Dr. Përparim Ahmetin, Drejtor Ekzekutiv të Institutit të Gjeodezisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (IGGI) në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në projekte me rëndësi për sektorin e infrastrukturës, me fokus në shfrytëzimin e ekspertizës akademike dhe profesionale në mbështetje të zhvillimit të projekteve strategjike.
Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në iniciativa konkrete që do të kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin sa më efikas të burimeve publike.










