Ministri Basha priti në një takim përfaqësuesit e BERZH-it dhe ekspertët e SYSTRA dhe RECURA

 Sot ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Dimal Basha, priti në një takim përfaqësuesit e BERZH-it, si dhe ekspertët nga SYSTRA dhe RECURA, me të cilët diskutuam Raportin

 Fillestar për Programin e Kosovës

për Përmirësimin e Transportit me Autobusë – dokumentin që shënon pikënisjen e projektit ANEMBANË.


MIT përmes këtij programi synon të krijoj një sistem modern dhe të integruar të transportit publik, me biletë të unifikuar, koordinim më të mirë të linjave, investime në infrastrukturë dhe flotë moderne të autobusëve,

 duke u ofruar qytetarëve shërbime më cilësore, më të sigurta dhe më efikase.


Zhvillimi i një transporti publik modern, efikas dhe gjithëpërfshirës është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti. Si Ministri e Infrastrukturës dhe Transportit do të angazhohemi që, në partneritet me BERZH-in dhe

 partnerët tanë ndërkombëtarë, ta jetësojmë me sukses këtë projekt të rëndësishëm, i cili do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe do ta bëjë transportin publik një alternativë më të mirë për të gjithë.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria