Ministri Aliu mori pjesë në lansimin e projektit -Siguria e fëmijëve në trafik

Prishtine

12 shtator 2024

 

Sot ne shkollen fillore '' Naim Frasheri'' ne Prishtine u be lansimi i projektit te sigurise rrugore: ''Siguria e femijeve ne trafik''.

 

Ne kete aktivitet te pranishem ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures Liburn Aliu, ministrja e Arsimit Shkences dhe Teknologjise, Arberie Nagavci, zevendesambasadori i Gjermanise Matthias Conrad, ndersa nga Policia e Kosoves Sylejman Halili shef i njesise se trafikut.

 

Lidhur me rendesine e ketij projekti ministri Aliu tha:''Vertete kam kenaqesine qe po marre pjese ne kete aktivitet qe po promovohet nje aplikacion per sigurine ne komunikacion mjaft unik, me ndihmen e ambasades gjermane. Ky projekt do te jete ne dispozicion te femijeve e qe ka te beje me sigurine me trafik. Edhe ne qytetet tona ka plane te reja mobiliteti, qe synojme zhvillimin dhe investimet e reja e qe synohet cdo here  te kemi sa me pak ndikime negative ne mjedis por ceshtja e sigurise mbetet ceshtja kryesore ne vend e cila perfshine shume ministri dhe shume fusha, duke bashkepuar me njera tjetren. E dijme se siguria ne trafik ndihmohet nga Policia e Kosoves, pastaj ministria e Arsimit e cila luan rol te rendesishem ne arsimimin e  nxenesve per menyren se si te sillen ne trafik. Poashtu nje rendesi po i japim dhe  pergatitjes adekuate te shofereve te rinje, qe jane edhe fokusi kryesor e deri te femijet te cilet te cilet ne komunikacion shpeshhere jane te rrezikuar pa fajin e tyre. Prandaj mendoj se ky aplikacion do te ndihmoje femijet qe te mund te pergatiten t'i njohin mire rregullat dhe te kemi sa me pak aksidente ne trafik. Dua ta falenderoj shtetin Gjerman, dhe organizaten GIZ per ndihmen qe po na jep ne te gjitha fushat, ne aspektin e zhvillimit te qendrueshem. Ky aplikacion duhet te shfrytezohet sa me shume  nga prinderit dhe femijet''.

 

Ndersa ministrja e MASHT-it Arberie Nagavci kete projekt e vleresoi si te rendesishem dhe te vlefshem per sigurine ne rruge e cila na preke te gjitheve e vecanerisht femijet. Kjo platforme ka nje rendesi te madhe per te gjithe ne e sidomos per mireqenien dhe sigurine e femijeve.

 

Sylejman Halili nga policia e Kosoves tha se: ''Policia e vendit tone eshte duke dhene nje kontribut jashtezakonisht te madh duke mbajtur legjerata neper shkolla per sigurine ne trafik. Ne i kemi pergatitur disa fletushka qe do te shperndajme lidhur me rendesine e sigurise ne trafik''.

 

Ky projekt eshte hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, ndersa eshte financuar nga GIZ-i Gjerman.


Vizito: femijetnetrafik.com

Foto Galeria

Video Galeria