Ministri Abrashi takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Automjeteve të Reja

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin.
 
Ministri  shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në adresimin e problemeve të tyre në importin e veturave të reja.
 
Abrashi bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.
 
Po ashtu në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjithashtu u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

Foto Galeria

Video Galeria