Ministri Abrashi takoi ambasadorin e Hungarisë, József Bencze
Prishtinë
29 shtator 2020
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.
Ministri vlerësoi rolin e Hungarisë në mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në aspektin ekonomik dhe të integrimit.
Abrashi e informoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për projektet e ardhshme në hekurudha dhe autostrada.
Ndërsa ambasadori Bencze konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke vlerësuar se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në ekonomi, integrim dhe arsim.