Ministri Abrashi priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Prishtinë, 18 dhjetor 2020


Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori ku biseduan lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e investimit dhe fusha tjera të rëndësishme.

Ministri Abrashi ka falënderuar ambasadorin Mitsunori për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.


Gjatë takimit u zotuan që marrëdhëniet në mes të dy vendeve të janë në nivel të avancuar dhe u dakorduan për seminarin online te biznesit   \"Kosovë-Japoni” i cili do të realizohet në mesin e muajit Janar të vitit 2021,  ku do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Drejtori Gjeneral i Organizatës së Tregtisë së Jashtme në Japoni (JETRO), Përfaqësuesi i Lartë për Ballkan i Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar-Japoni (JICA), Përfaqësuesi Kryesor i Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), përfaqësuesit-investitorët potencial Japonez, si dhe përfaqësuesit e kompanive Kosovare, ku do të bëhet prezantimi i informacionit up-to-date  mbi klimën e investimeve në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike ne mes te dy vendeve duke u siguruar kompanive japoneze informacion mbi situatën aktuale ekonomike në Kosovë dhe në këtë mënyrë te kontribuohet në promovimin e tregtisë, investimeve dhe aktiviteteve të biznesit. 

Foto Galeria

Video Galeria