Memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në Drenas

Prishtinë, 3 shkurt 2017


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Drenasit. 


Me këtë Memorandum, MI-ja do të financojë realizimin e ndërtimit të urave në komunën e Drenasit në vlerë prej 30 000 €, asfaltimin e rrugës Polluzhë – Shtuticë – Dashec në vlerë prej 500 000 €, asfaltimin e rrugës Baicë – Tërstenik në vlerë prej 250 000 €, rrugën në Fushticë të Ulët në vlerë prej 80 000 €, rrugën “Gani Elshani” në vlerë prej 250 000 €, infrastrukturën në lagjen e dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200 000 €, asfaltimin e rrugës Llapushnik – Drenas në vlerë prej 150 000 €, asfaltimin e rrugës Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250 000 € dhe nënkalimin në Llapushnik në vlerë prej 50 000 €. 


Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI. 

 

Foto Galeria

Video Galeria